LAJME

E papritur/ Mickoski propozon kandidatë shqiptarë për kryeministër, ja emri (VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka propozuar kreun e “Alternativës” Afrim Gashin për mandatar për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, në vend të Dimitar Kovaçevskit. Ai këtë e ka bërë sot përmes një konference për media, duke thënë se partia e tij është e gatshme të mbështesë Gashin për kryeministër në vend të Kavaçevskit. Për propozimin e tij Mickoski kërkoi mbështetje edhe nga BDI-ja

Më tej, Mickoski tha se dhe partia e tij do të kërkojë qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, në maj ose qershor të vitit 2022.