LAJME

E RRALLË/ Hajd*uti futet për të vje*dhur, por përfundon duke bërë punët e shtëpisë

Një i ri në Angli hyri në një shtëpi për të vje*dhur por përfundoi duke bërë punët e shtëpisë atje.

Bëhet fjalë për Konrad Kuprasz, 24 vjeç, i cili shkoi për të gra-bitur në një shtëpi në North Yorkshire, por përfundoi duke larë rrobat, duke sistemuar dhomat dhe jo vetëm kaq, por edhe punë të tjera.

Pasi hyri në banesë i riu nisi të sistemonte gjithçka, bëri një dush për vete, lau rrobat që kishte veshur, hëngri drekë dhe pastroi të gjithë shtëpinë. Ndërsa pasi i mbaroi këto të gjitha, i riu që kishte hyrë në shtëpi për të vje*dhur u rehatua në krevatin e zotit të shtëpisë duke luajtur në laptop.

Kur pronari i shtëpisë erdhi e pa haj-dutin që ishte shtrirë në krevat dhe kishte veshur rrobat e tij. Burri njoftoi policinë e cila erdhi dhe arr*estoi menjëherë 24-vjeçarin nga Polonia.

Kur u arr-estua ai iu tha policëve se kishte bërë edhe disa riparime zdrukthtarie kur ndodhej brenda shtëpisë që kishte hyrë për tëvje*dhur. Kuprasz, nga Scarbrough, pranoi vjedhjen dhe u burgos me dy vite heqje lirie. Pas lirimit të tij ai do të dëbohet përsëri në vendlindjen e tij, Poloni./albeu.com