Një gjest i turpshëm dhe skandaloz është parë në fshatin Greme të Ferizajt.
Persona të panjohur kanë dëmtuar në mase të madhe çerdhen e re të fshatit, pak ditë para se të inaugurohej, shkruan Indeksonline.
Dyer të thyera, ngrohtore të dëmtuara, karrige të shkatërruara dhe gjithçka tjetër e trishtë shihet në këto pamje që i kanë bërë njerëz që nga tiparet më shumë duken si kafshë.
Dëme ka edhe në banjot e çerdhes, ndërsa gjurmë të vandalizmit ka edhe në oborr.
Policia ka nisur hetimet rreth këtij veprimi skandaloz nga persona të panjohur deri tani./Indeksonline/