Truri i kësaj lëvizje të rrëmbimit të kryeministrit belg ishte shqiptari Basri Bajrami.
I lindur në Kosovë më 1955, ai qëndroi në Belgjikë, ndërsa jetoi aty për gati 30 vitet e ardhshme.
Bajrami u bë ortak në një kazino në Bruksel, pasi u morë me disa aktivitete të paligjshme. Mirëpo, ai dhe miqtë e tij ishin të pakënaqur me taksat e larta, të vendosura nga qeveria belge mbi lojërat e fatit.
Për këtë arsye, bashkë me shqiptarin tjetër Murat Kapllani dhe 2 belgë, planifikojnë rrëmbimin e kryeministrit të Belgjikës, Pol Vanden Bojnants në fillim të vitit 1989.
Bojants u rrëmbye në momentin kur po shkonte të takonte të dashurën.
Bajrami dhe të tjerët, e mbajtën peng për 32 ditë, gjatë të cilave arritën t’i marrin përmes të birit 5 milionë marka gjermane (1.5 milionë euro).