LAJME

Erdhi të çmallet me familjen, mërgimtarit ia thyejnë makinën dhe ia vjedhin 14 mijë euro (VIDEO)

Persona të panjohur i kanë thyer veturën e një mërgimtari që kishte ardhur nga Gjermani në Kosovë, ku i kanë vjedhur 14 mijë euro para si dhe dokumentet e tij personale.

Fidai Restelica, ka treguar se si dhe ku kishte ndodhur ngjarja.

”Unë vi nga fshati Pomozitin, e komunës së Fushë Kosovës. Ishim me vëlla, erdhëm me dy punëtorë prej Frankfurtit, ata deshën ta vazhdonin rrugën për në Shqipëri, e ne u ulëm për të ngrënë bukë. Kur kemi dalë, xhami i veturës ka qenë i thyer, janë vjedhë dy çanta. Shuma e parasë ka qenë 14 mijë euro para të gaçme, më kanë vjedhë telefonin, dokumentat krejt, pajisjet krejt, dokumentat me pasaportë, me patentëshefer, me dokumenta të veturës e krejt çka ka mund të kishte aty”, tha ai në Klan Kosova.