Presidenti i Republikës së Turqisë, Reccep Tayip Erdogan i ka shkruar një tjetër letër kryeministrit të vendit, Albin Kurtit – për ta bërë edhe më serioze çështjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Në këtë letër të dorëzuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, përmendet në mënyrë eksplicite hapja e Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e kontestuar izraelit, duke thënë se “do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës të rishikojë vendimin dhe ta përshtas atë me rezultatet e Kombeve të Bashkuara [OKB].”
Erdogan ka përgëzuar Kurtin që ka përfshirë në qeverisje edhe partinë turke KDTP, transmeton Periskopi.
“Nga ana tjetër, pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.” – shkruhet në letër.
Leter urimi nga Republika e Turqise
Me fjalë të tjera, Erdogan udhëzon Kurtin që të tërheq ambasadën nga Jerusalemi dhe ta vendos në Tel Aviv ashtu siç kanë bërë vendet që kanë vepruar brenda kornizave të rezolutës së OKB-së.
Mbetet të shihet se si do të jetë reagimi i kryeministrit të Kosovës. /Periskopi