LAJME

Erdogani do të “shkelë” në tokën shqiptare, ja kur!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të vizitojë Shqipëri.

Bëhet me dije se vizita është në kuadër të inaugurimit të 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjen në janar 2022.

Ndër të tjera konfirmohet se lajmi u bë publik gjatë pritjes që Erdogan i bëri kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në pallatin Presidencial.

Sipas zyrës së shtypit të Kuventi, presidenti turk shprehu vendosmërinë për mbështetjen për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis 2 vendeve.