LAJME

Fatmir Reçica nga Grupi i Kumanovës kyçet direkt në emision, ja çka i thotë Vehbi Kajtazit

Të hënën në mbrëmje Vehbi Kajtazi në “Debat Plus” e kishte quajtur bandë kr iminale “Grupin e Kumanovës” derisa po diskutohej për debatin parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo është një bandë kr iminale, e cila e ar matosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë”, i ishte referuar Kajtazi, Grupit të Kumanovës.
Mbrëmë në emision është lajmëruar Fatmir Reçica, pjesëtar i Grupit të Kumanovës i dënuar me 40 vjet bu rg.

Përmes një videolidhje Reçica ka reaguar ndaj këtyre deklaratave. “Dua të them se secili prej ushtarëve të UÇK-së që e ka veshur uniformen ka veshur edhe vd ekjen në trupin e tij. Të gjithë ne që jemi këtu mund të quhemi si kryengritës të ar matosur, por nuk mund të përdoren fjalë si terroristë apo ngjashëm”, deklaroi Reçica në “Debat Plus”.

Fjalën ka tentuar të merr edhe Naser Baraliu por moderatori i ka premtuar se nesër do të diskutohet në gjithë emisionin për “Grupin e Dukagjinin”. Reçica, Baraliu dhe disa të bu rgosur tjerë janë të vendosur në bu rgun e Idrizovës, derisa pjesa tjetër e të bu rgosurve janë në bu rgun e Shutkës.