“Flej në krevatin e Ajlës sepse dua ta shoh në ëndërr”, babai flet për tragjedinë në Bullgari (VIDEO)
Në hyrje të banesës së tij, i ka renditur këpucët e fëmijëve dhe bashkëshortes që humbën jetën në aksidentin me autobusin e “Besa-Transit” në Bullgari.
Një muaj pas tragjedisë në të cilën ku humbi anëtarët e familjes, Enver Jahi nga Shkupi, ka biseduar me ekipin e gazetës LAJM.
Në rrëfimin e tij, ai për herë të parë tregon se sa e vështirë i është bërë jeta pas tragjedisë në të cilën krahas fëmijëve dhe bashkëshortes humbi edhe kunatën, mbesat dhe nipat.
“Fle në krevatin e Ajlës sepse dua ta shoh në ëndërr”, thotë Enveri mes tjerash derisa tregon dhomën e gjumit të fëmijëve të tij.
Rrëfimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.