MAGAZINA

Florian Marku kampion i ri, fiton me vendim të ndarë të jurisë

Florian Marku ka arritur ta fitojë duelin më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Boksieri shqiptar ka mposhtur kundërshtarin Maxim Prodan, me vendim të ndarë të jurisë, shkruan Periskopi.

‘Mbreti shqiptar’ kishte premtuar nokaut për këtë ndeshje, por në ring situata doli të ishte më e vështirë.

Marku vazhdon të jetë i pamposhtur në karrierën e tij në boks, dhe tashmë është kampioni i ri në kategorinë ‘Welt’.