FOTO LAJM | KOMUNA E GOSTIVARIT PRINË ME INVESTIME KAPITALE, LË PRAPA KOMUNËN E TETOVËS DHE ÇAIRIT
Pas miratimit të propozimit për ndërtimin e tre (3) garazhave në kate, Komuna e Gostivarit prinë me investime kapitale. Gjatë ditës së sotme Këshilli Komunal i Komunës së Gostivarit ka miratuar propozimin për ndërtimin e tre (3) garazheve në katë. I pari i institucionit, Arben Taravari në profilin e tij në facebook ka njoftuar se procesi ka qenë transparent, në kuadër të së cilës u formua komision i dedikuar me pesë anëtarë të cilët kanë ndjekur të gjitha hapat juridike të cilët sollën deri tek shpallja e kompanive të përshtatshme për të filluar punën. Taravari poashtu ka nënvizuar që ndërtimi i garazheve do të realizohet me partneritet publiko-privat.

Në ndërkohë komunat tjera siç janë Tetova dhe Çairi akoma nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap në ndërtimin e garazheve në kate. Ndonëse Komuna e Tetovës po udhëhiqet plot 8 vite nga Teuta Arifi, rikujtojmë se që të dy komunat Tetova dhe Çairi po udhëhiqen nga BDI-ja.
Në mandatin e parë qeverisës Komuna e Gostivarit me në krye Arben Taravarin ka realizuar mbi 50 km kanalizim, mbi 30 km rrugë të asfaltuara, mbi gjysëm milion euro në infrastrukturën e shkollave si dhe qendra rinore, kënde lojrash në çdo lagje, stacione për qentë endacakë dhe të ndryshme.
