LAJME

Fshati shqiptarë që jetojnë vetëm dy banorë (VIDEO)

Vetëm 15 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit – gjendet fshati Lez që dikur kishte rreth 400 banorë, por që sot jetojnë vetëm dy banorë.

Tash e 20 vite, shtëpia e Batjar dhe Xhylnaze Berishës është e vetmja e banuar në gjithë fshatin.

Por, rutina ditore e saj ishte krejt ndryshe dy dekada më parë.

“Kemi punu, por për kurgjë s’jemi anku. S’kemi pas as dhimbje, as s’jemi shku për mjek”, thotë ajo.

Por, punët e fshatit cdo ditë po rëndohen për 64-vjeçaren nga Lezi.

Çifti Berisha rrallëherë e frekuentojnë qytetin. Ata kujdesen vetë për sigurimin e ushqimit.

Shtëpia e tyre në më pak se 30 m2 është e gjitha që i rrethon në orët e vona të natës./ATV