Naser Eshtrefi u dënua me 13 vjet burg, për vrasjen e Angell Petkovskit shtatë vjet më parë në Gjorçe Petrov. Gjykata vendosi se ai e kreu vrasjen me paramendim. Eshtrefi do të qëndrojë në paraburgim derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.
Por, prindërit e Angel Petkovskit të vrarë thanë se dënimi për Eshtrefin ishte i vogël. Thjesht dua ta pyes nëse ai ia dha jetën djalit tim, që po ai t’ia marrë? Kisha vetëm këtë pyetje për të”, theksoi Blagica Petkovska, nëna e Angellit.
Vrasja e Angellit ndodhi më 19 maj 2014 te klinika e syve në Gjorçe Petrov. Vrasjes i parapriu vjedhja e një biçiklete, nga oborri i familjes së Petkovskit. Babai i tij dhe Angelli e kapën Naserin te shëtitorja e Vardarit, dhe Angelli e njohu se ai ia kishte vjedhur biçikletën, pas së cilës kishte ardhur deri te përleshja fizike që përfundoi me vrasjen e Angellit. Ky është verdikti i dytë. Eshtrefi ishte dënuar më parë me 14 vjet burg. Gjykata e Lartë e ktheu rastin për rigjykim vitin e kaluar.