Ish ambasadori amerikan Richard Grenell ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku i referohet Albin Kurtit si “anti-amerikan” pas deklarimeve të këtij të fundit se do ta shqyrtonte vendosjen apo mosvendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Pa kursyer gjuhën e ashpër, z.Grenell ka shkruar:
“Lideri i ri majtist e anti-amerikan i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë kundër politikave amerikane të Bill Clintonit, George Bushit, Barack Obamas dhe Donald Trumpit. Ai ishte gjithnjë anti-amerikan.” Grenell ka porositur administratën e Joe Biden që ta ndalojnë Kurtin.

Ai ka ndarë një artikull nga Haaretz, ku thuhet së Kurti është nën presion nga Turqia dhe se mund ta “kthejë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem.”
Në anën tjetër, administrata e Joe Biden përmes sekretarit Antony Blinken ka deklaruar se ShBA nuk do të ndryshonte politikën e Trumpit sa i përket Izraelit dhe kryeqytetit të saj të kontestuar. /Periskopi
