Ish emisari i posaçëm i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka goditur sërish Albin Kurtin me anë të një postimi në Twitter.
Ai ka përmendur qëndrimet e z.Kurti për një varg procesesh shtet-ndërtuese përgjatë dy dekadave të fundit.
Kurti kishte qenë kundërshtar i Marrëveshjes së Rambouillet-së që ishte shtyrë përpara nga administrata e Bill Clintonit.
Po ashtu, ai kishte qenë kundër procesit dialogues të Vjenës – gjë që kishte kulmuar me protestat e 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisaarit, përcjell Periskopi.
Po ashtu, ai kishte qenë dhunshëm kundër Demarkacionit me Malin e Zi – që ishte përmendur edhe si kriter për liberalizimin e vizave.
Veç kësaj, së fundi ai ishte edhe kundër Marrëveshjes për Normalizim Ekonomik të shtyrë përpara nga administrata Trump dhe vetë emisari i posaçëm Grenell.
Të gjitha këto i janë përmendur nga ky i fundit.
Më poshtë statusi i plotë i përkthyer:
“Albin Kurti ishte kundër Bill Clintonit në Rambuje.
Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë.
Kurti ishte kundër Obamas dhe Joe Bidenit për Demarkacionin.
Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik.
Ai do të jetë kundër Joe Bidenit përsëri.
Ai është vazhdimisht anti-Amerikë.”