LAJME

Haradinaj pyetet a do të qëndrojë në sallë për ta bërë presidente Osmanin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim nëse partia e tij do të qëndrojë në Kuvend kur në rend ditë do të jetë zgjedhja e presidentit.

I pyetur për këtë në konferencën për medie pas takimit që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Haradinaj u shprehë që sot nuk ka një përgjigje .

Kujtojmë se PDK-ja ka vendosur të mos e përkrahë për presidente Vjosa Osmanin.

I pyetur se a do të qëndrojnë në sallë gjatë zgjedhjes së Presidentit, Haradinaj tha që sot nuk ka një përgjigje të tillë.

Por, edhe me votat e AAK-së së Haradinajn, VV-së nuk do t’i mjaftonte numri i deputetëve prezentë në sallë për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit. /Periskopi