LAJME

Haradinaj thotë se Qeveria nuk ka plan konkret për ekonominë, fton partitë politike të merren bashkërisht me këtë çështje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur asnjë plan konkret për pandeminë, teksa theksoi se njëjtë nuk ka plan as për ekonominë.

Haradinaj shkruan se ekonomia, e posaçërisht sektori privat është në vështirësi dhe ka nevojë për intervenim nga shteti.

“Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka asnjë plan as për ekonominë. E kemi theksuar edhe në konferencën për media për temën e Ekonomisë, që pakoja e ashtuquajtur e ‘Ringjalljes’, nuk e ka as fokus e as qëllim ekonominë. Me masa tërësisht sociale, kjo pako ka të vetmin qëllim “ringjalljen” e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar për mashtrim”, shkruan Haradinaj.

Tutje, ai thotë se ekonomia e Kosovës, posaçërisht sektori privat është në vështirësi dhe kërkon intervenim direkt për rimëkëmbje nga shteti.

Ai ka ftuar partitë politike të merren me çështjen e ekonomisë.