Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur “dështim total” menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria Kurti.
Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi të martën, Haxhiu ka thënë se ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet pyetur se që nga koha kur ka marrë mandatin a ka marrë të paktën një herë pjesë në mbledhjet e këtij komisioni për të raportuar.
Më tej, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka mbajtur “heshtje institucionale” në vend të reagimeve me masa ndaj situatës me Coronavirus.
“Mendoj se do duhej të ishte ministri i Shëndetësisë bashkë me përgjegjësit që kanë qenë udhëheqës të kësaj situate, duke filluar nga ministri, bordi i SHSKUK-së e IKSHPK-së rreth këtij eskalimi enorm të pandemisë, dhe jemi ndër vendet me vaksinimin më të ulët në botë e numrin më të madh të vdekjeve për banorë. Si mund të kemi heshtje institucionale?” ka deklaruar ai.