LAJME

Homazhet për policin Saimir Hoxha, qindra policë e nderojnë! Babain mezi e mbajnë këmbët

Ka mbërritur në “Pallatin e Kongreseve”, trupi i pajetë i oficerit të krimeve, Saimir Hoxha, i cili u vr a ditën e djeshme, pas aksionit për kanabisin. Ai u që llua me àrmë nga një 21-vjeçar, Aldi Rama, i cili, u vetëvra, pas disa orësh ndjekje nga policia. Në ceremoninë mortore, kanë marrë pjesë qindra efektivë policie dhe zyrtarë të lartë të policisë. Hoxha do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve. Efektivi ishte babai i dy fëmijëve. Në ceremoni shihet edhe babai i vik timës. Ai mbahet prej krahu nga të afërmit e tjerë.

Saimir Hoxha, oficeri i krimeve që po patrullonte pasditen e së martës në Vain, në Ishull-Lezhë së bashku me katër kolegë, u qëllua dy herë nga 21-vjeçari Aldi Rama. Siç bëri të ditur gazetarja Xhensila Kodra në “Log” me Endri Xhafon, një nga plumat e kapi nënkomisarin në qafë dhe tjetri në zemër.

44-vjeçari u që llua nga i riu i cili ndodhej në pjesën e pasme të automjetit tip “Volkswagen” dhe humbi jetën ndërsa transportohej me urgjencë për në spital.

Por cili ishte reagimi i parë i kolegëve të policit pasi ky i fundit u qëllua? Sipas gazetares gjëja e parë që ata kanë bërë ishte dhënia e ndihmës së shpejtë. Hoxha ka bërë vetëm disa hapa dhe më pas ka rënë pa ndjenja.

Kurse, autori disa orë pasi u arratis dhe e gjeti veten të rrethuar nga të gjitha anët, dyshohet të ketë qël luar veten në mënyrë aks iden tale. Fillimisht u raportua për ve tëv rasje, pasi kur policia arriti ta lokalizonte Aldi Rama kishte rreth 30 minuta që e kishte qël luar veten.

E sh tëna ndaj vetes dyshohet të jetë ak sidentale nga mënyra sesi është marra plaga. Saimir Hoxha dhe kolegët e tij nuk mbanin veshur jelekë anti-plumb pasi në zonë ishin duke patrulluar pas dyshimeve të ngritura për ekzistencën e një parcele kanabisi.