Saimir Hoxha, nënkomisari që humbi jetën sot në krye të detyrës në zonën e Ishull Lezhës, ishte transferuar së fundmi në repart.
Efektivi ishte me origjinë nga Puka, dhe prej disa kohësh ishte emëruar në zonën e Ishull Lezhës.
Po ashtu mësohet se familja e 44-vjeçarit jetonte në Tiranë, pavarësisht emërimit të tij në Lezhë.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar mbrëmjen e së martës për humbjen e efektivit Saimir Hoxha.
Në një deklaratë për mediat, Çuçi u shpreh se grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të ngjarjes.
Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut”, njoftoi Çuçi, ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Hoxha, “Dëshmor i Atdheut”.
Aldo Rama, 21-vjeçari që vr àu efektivin e policisë duhet të ishte nën masën “arrest shtëpie”, thotë gazetari Artan Hoxha.
Në një intervistë për “ABC News”, Hoxha tregoi se si ndodhi ngjarja e rëndë, me detajet që dihen deri tani. Hoxha tha se kur u ndaluan nga policia, dy shokët e Aldo Ramës iu bindën urdhrit, ndërsa ai qël loi pa paralajmërim drejt efektivit të policisë 44-vjeçarit Saimir Hoxha.
Pjesë nga deklarata e gazetarit Artan Hoxha:
Policia e Lezhës kishte prej ditësh informacion, dhe sot në mëngjes ky grup kishte shkuar të asgjësonte një parcelë me 110 rrënjë. Ka qenë një operacion për të go ditur parcelat me ka nabis. Unë para katër vitesh aty kam hyrë me një gazetar të BBC, por nuk gjetëm parcelë aty, gjetëm një hambar ku hash ashi pastrohej dhe bëhej gati.
Në rastin konkret policia e Lezhës e kishte realizuar detyrën e vet. Gjeti parcelën, toka aty nuk është e përshtatshme për kanabis. Ata e mbjellin në vazo dhe ajo bëhet aty. Sasia nuk ka qenë e madhe. Policia sot nuk arr estoi njeri në lidhje me parcelën. Gjatë kthimit, ata kanë vënë re një makinë, dhe kanë dyshuar te makina. Dyshuan mos është makinë e vjedhur. Në këto kushte, teksa ishte në kthim, është për pl asur përballë me makinën, policia kr imi nale është civile, ka kërkuar të bëjë verifikim.
Në vendin e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerit kanë qenë dy persona ë kanë zbritur nga makina dhe i janë përgjigjur urdhrit. Në pjesën e pasme ka qenë Aldo Rama që ka që lluar pa para lajmërim dhe plaga ka qenë vd ekje prurrëse. Ky personazh ka dalë në 6 maj të këtij viti në arrest shtëpie, duhet të ishte aty. Ishte i ar mat osur. Kini parasysh moshën dhe begraundin e tij. Në këto kushte ai ka parë policinë, mundësi për të ikur nuk ka pasur.
Ndërsa ka ikur nga vendi i ngjarjes ai, punonjësit kanë kërkuar ndihmë për kolegun që ishte akoma në jetë dhe kanë bërë ndalimin e dy personave të tjerë. Dy helikopterë u nisën menjëherë nga Tirana.
Autori ka zbritur nga mjeti, policia ka bërë mbylljen dhe për fatin e policisë ai nuk ka arritur të ecë shumë më tej për shkak të kanaleve me ujë. Një polic që ka qenë në tra fik ka thënë pastaj se e ka parë duke ikur në pyje. Kur është parë aty, e ka pikasur edhe një snajperist i RENEA
Forcat e policisë kanë arritur të gjejë Aldi Ramën, 21-vjeçarin e dyshuar për vrà sjen e efektivit të policisë.
Pas rreth 5 orësh kërkime intensive, policia ka arritur ta lokalizojë të riun në Kune-Vain të Lezhës.
Aktualisht dyshohet se Aldi Rama është gjetur i plagòsur.
Aldi Rama që lloi për vd ekje efektivin e policisë 44-vjeçarin, Saimir Hoxha, dyshohet gjatë një kontrolli rutin.
Policia vijin kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e Aldo Ramës, i cili që lloi për vdèkje efektivin Saimir Hoxha në Lezhë
Një zonë ku dyshohet se është fshehur 21-vjeçsri vijojnë kërkimet nga ajri por edhe nga toka. Burime për media bëjnë me dije se 21-vjeçari, i cili dyshohet e ndodhet i fshehur në një banesë ka që lluar dy herë me àrmë në drejtim të helikopterit që patrullon nga ajri.
Kontrolle po kryhen edhe me qen të stërvitur, ndërsa në zonën e Kune-Vainit ka prani të madhe të forcave të policisë.
Kujtojmë që efektivi Saimir Hoxha i kishte bërë shenjë makinës ku ndodhej 21 vjeçari për bërë një kontroll, ku i fundit ka qëlluar me àrmë policin, ku pl umbi në zemër i ka marrë jetën babait të dy fëmijëve.
Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të vràsjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion plot 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do çojë kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e ter ritorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vr àsjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.
Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.