Së fundmi në portale kanë qarkulluar lajme se Argjendi është i fejuar jashtë programit.
Konkurrenti i “Përputhen” në puntatën e sotme është detyruar të sqarojë të vërtetën.
Argjendi ka treguar se historia ka përfunduar para 4 vitesh dhe kur është pyetur për unazën që mbante në gisht para disa kohësh, ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me ndonjë romancë.
Argjendi: Ajo çka aludohet në portale nuk është e vërtetë. Kur kam qenë 19 vjec jam fejuar dhe ka zgjatur 3 vjet. Kanë kaluar 4 vite dhe nuk kam asnjë kontakt.
Mikela: Në verë ke nxjerrë një video me një unazë, rreth martese?
Argjendi: Nuk është unazë e tillë. Është normale dhe mund ta sjell.