Dibran Hoxhaj i njohur si ‘KOBRA’, ka mbi150 vepra penale në polici. Nga njerëzit njihet si një njeri me të shkuar të zezë, por edhe si një bamirës i rregullt dhe besimtar i devotshëm mysliman.
Ai gjatë një interviste ka rrëfyer jetën e tij, si dhe u jep një mesazh të rinjëve.
Gjithashtu u shpreh se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në burg dhe se jeta luksoze është e vështirë.
“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pistoletë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në polici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”, tha Dibrani për ‘Shqipëria Live’.
Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë: