Iku ne Amerikë për një jetë më të mirë, Shpëtim Saraçi: Punova me gjithë sh pirt e pa sion por përfundova duke..
Shpëtim Saraci, kompozitori i njohur shqiptar, nga Shkodra, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas shpërnguljes nga Shqipëria prej dy vitesh për një jetë më të mirë, nuk është dëgjuar më prej asaj kohe me punët e tij artistike këtu në vendin e tij.
Saraçi në media më herët, u shpreh se këtë hap, do ta bënte për të ardhmen e fëmijëve, për shkollimin e tyre në një sistem të konsoliduar arsimor.
“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës.
Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri (ku pësova edhe trauma shëndetësore, që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, tha Saraçi, teksa shprehte keqardhjen që i duhet të diskutonte të qëndronte apo të largohej nga vendi i tij, ku ndërtoi një karrierë të gjatë e të suksesshme.
Së fundmi, një foto të tij e ka postuar në rrjetet sociale Ilir Hoxholli, për të cilin ka shkruar krahas fotos:“Njeri i mire, njeri profesionist! Respekt dhe suksese”.