Ish-kryeministri Isa Mustafa e ka cilësuar situatën në veri të Kosovës si tepër të rre zikshme.
Mustafa ka kritikuar mosprezencën në Kosovë të tre liderëve kryesorë të institucioneve kur situata në veri është e paqëndrueshme. Ai u shpreh se në momente të tilla presidentja e vendit duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë dhe të ndërmerren masa duke u koordinuar me ShBA-të, BE-në dhe KFOR-in.
Lidhur me situatën në veri të vendit, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se është e pafalshme që Presidetja, Kryeministri e kryekuvendari gjenden jashtë Kosovës.
“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrez ikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kër cë nimin e helikopterëve, avionëve e tanks ave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme. Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

