LAJME

Ja cilën ministri do ta udhëheq Arben Vitia

Arben Vitia pritet të emërohet sërish në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë Kurti 2.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Shneta një burim i sigurtë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është vendosur që Vitia të riemërohet ministër i Shëndetësisë. Ky vendim mbetet nëse nuk ndryshon diçka deri në votimin e Qeverisë”, ka deklaruar burimi.

Gazeta ka kontaktuar Vitinë për të marr një qëndrim të tij, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm. Ndërkaq zëdhënësi i LVV-së Arlind Manxhuka ka thënë se aktualisht nuk mund ta konfirmoj këtë informacion.

“Nuk mundem njëherë ta konfirmoj”, ka deklaruar Manxhuka.

Vitia ishte emëruar ministër i Shëndetësisë në shkurt të vitit 2020 kur erdhi në pushtet Qeveria Kurti.