LAJME

Ja sa persona janë regjistruar deri më tani në Maqedoninë e Veriut

Enti Shtetëror për Statistika njofton se deri më 20 shtator në orën 20:00, janë regjistruan 1.132.484 persona, 353.256 familje dhe 480.364 apartamente.

Enti Shtetëror i Statistikave informon qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit dhe numrat e telefonit që janë publikuar në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk.

Nga atje thonë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne./Telegrafi/