“Jap 35 mijë euro për ko kën e Kurtit”, zbulohet kërcë ními që mori kryministri

Posted by

35 mijë euro “ishte në gjendje t’i ofronte” për “ko kën” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kështu një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”.

Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë.

Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vr ítet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale.

Një kërcë ním të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë.

Shpejtë u pozicionuan afër shtëpisë ku banon kreu i ekzekutivit kosovar, në Prishtinë.

Mësohet se për njëzetekatër orë forcat e Njësiteve Speciale do të qëndrojnë aty; për t’u kujdesur për sigurinë e Kurtit.

Kërcëními ndaj të parit të Qeverisë është konfirmuar edhe nga Përparim Kryeziu, zëdhënës i ekzekutivit.

Ai nuk ka dhënë më shumë informacion pos asaj që dihet, por për Shqip.com shtoi se “kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”.

Ndërkaq, ende nuk ka pasur reagim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Ky është kërcëními i parë ndaj Kurtit i bërë publik që nga marsi kur e mori detyrën në Qeveri.

Por, Kurti më parë ishte kërcënuar edhe si opozitar.

Në dhjetor të vitit 2019 përmes një postimi në Facebook e kishte kërcënuar zyrtari atëhershëm i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Për të ka pasur edhe proces gjyqësor.