LAJME

Kaq para do të marrin muajt e ardhshëm, shfrytëzuesit e asistencës sociale

Gjatë muajit Dhjetor, Janar dhe Shkurt të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë me asistencë sociale, përveç pagesës së rregullt do të marrin edhe asistencë tjetër sociale.

Qeveria e vendit ka marrë vendim që për shkak të situatës me virusin covid-19, për tre muajt e ardhshëm të kompensoj përfituesit e Skemës së Asistencës Sociale me dyfishin e shumës që marrin deri tani.