LAJME

Kaq vota fituan kandidatët për kryeministër, Kurti, Hoti dhe Hoxhaj

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit tre kandidatët për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, Albin Kurti e Enver Hoxhaj kanë një diferencë të madhe në vota.

Sipas listës së publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Enver Hoxhaj ka marrë 100 mijë e 518 vota, teksa Avdullah Hoti ka marrë 69 mijë 640 vota.

Kurse, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, me vendim të Gjykatës nuk u lejua t’i printe listës së kandidatëve për deputet të partisë së tij, por megjithatë nga kjo parti ishte bërë thirrje të votohet Kurti. idhur me këtë  do të marrë po aq vota sa ka marrë edhe partia.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka në një deklaratë për Telegrafin tha se Kurti ka qenë bartës i listës dhe se të gjitha votat e LVV-së i ka marr edhe ai, pra 438 mijë e 334 vota.

“Albini ka qenë bartës i listës dhe kandidati ynë për kryeministër, të gjitha votat që kanë marrë VV-ja i ka marrë edhe Albin Kurti”, tha Manxhuka. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE