LAJME

Katër gratë më të votuara

Vetëvendosje ka marrë mbi 438 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por, ajo që ka befasuar është numri i madh i votave që kanë marrë kandidatët në listën e saj që nuk janë pjesë e listës së Kurtit.

Dhe, ilustrim më të mirë se sa rezultati i grave në listën e VV-së për paragrafin e mësipërm nuk mund të ketë.

Nëse në zgjedhjet e kaluara, kandidatja më e votuar grua në VV ishte Albulena Haxhiu, kësaj here asnjë kandidate që është pjesë e partisë së Kurtit nuk ishte mes katër grave më të votuara.

Përveç Vjosa Osmanit që i mori mbi 300 mijë vota, në vendin e dytë si gruaja më e votuar është Donika Gërvalla Shwarz, në të tretin është Vasfije Krasniqi dhe në vendin e katërt është Mimoza Kusari Lila.

Donika Gërvalla ishte pjesë e Listës së Vjosës, Vasfije Krasniqi Goodman nuk është pjesë e asnjë partie dhe Mimoza Kusari Lila është kryetare e Alternativës.

Gruaja e pestë më e votuar në Vetëvendosje është Saranda Bogujevci.

Në këto zgjedhje, Albulena Haxhiu nuk u certifikua si kandidate për shkak të dënimit që kishte marrë për hedhje të gazit lotsjellës. /Periskopi

LEAVE A RESPONSE