Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se partitë politike po tregohen dyfytyrëshe pasi ato e shkelën ligjin anti-Covid duke mbajtur tubime parazgjedhore dhe sipas tij duke ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook tha se partia e tij edhe pse i humbi këto zgjedhje nuk e humbi fytyrën.
“Ashtu si e rrezikuan dhe e dëmtuan shëndetin publik, ashtu edhe disa e kanë dëmtuar edhe përspektivën e Kosovës dhe pritet që edhe të tjerët ta dëmtojnë këtë përspektivë. Kjo është dyfytyrësia e këtyre partive parlamentare. Ne FJALA jemi të sinqertë, ne humbëm në këto zgjedhje, por ne nuk e humbëm fytyrën, nuk u korritëm, nuk mashtruam, nuk rrezikuam shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sinqeriteti gjithmonë në fund e ka mposhtur dyfytyrësinë”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë: