LAJME

Kështu tallej me Policinë, personi që u ‘arrestua’ për grabitje (VIDEO)

Leutrim Latifi, emër i njohur nga autoritetet e rendit por edhe nga qytetarët për kryerje të grabitjeve të ar’matosura në vitet 2018-2019, ka përfunduar sërish në pranga të Policisë së Kosovës.

Ai u kap nën dyshimin se, bashkë me dy shokë të tjerë tentuan të kryejnë grabitje në një argjendari, duke lënë të pIagosur babë e birë që punonin në lokal.

Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

29-vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili ndonëse kryes i grabitjeve të ndryshme, ishte në liri.

Rikujtojmë se Leutrim Latifi pasi ishte arratisur nga Kosova, në shkurt të vitit 2019 ishte arrestuar nga autoritetet malazeze ndërsa vetëm pas tre muajve ishte ekstraduar në Kosovë.

IndeksOnline kishte raportuar me 3 janar të vitit 2019 si Leotrim Latifi e Kastriot Shala talleshin në Facebook live nga një shtet i Evropës me Policinë e Kosovës, e cila ishte në kërkim të tyre.

Ja video e tyre e publikuar me 3 janar 2019: