LAJME

Këta pritet të jenë politikanët nga Kosova në Listën e zezë të SHBA-ve

Në vazhdimësi SHBA-të kanë bërë thirrje për drejtësi, e që kjo të ndodh është distancuar nga njerëz të korruptuar, ata që minojnë demokracinë. Këtë gjë e ka bërë duke mos iu lëshuar viza udhëtimi për në SHBA, por edhe duke futur në listë të zezë.

Para një viti e gjysmë, Ambasada (SHBA) në Kosovë kishte njoftuar se është duke ndërmarrë hapa në mënyrë që individët që janë të përfshirë në raste të mëdha të korrupsionit, të mos iu lëshohen viza udhëtimi për në Amerikë, duke përfshirë këtu edhe politikanët.

Krejt kjo nën arsyetimin se “Qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie përmes së cilit personat duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre”. Së fundi, SHBA kanë vendosur sanksione duke i futur në Listë të zezë kriminelët serbë të veriut, përfshirë krerët e bandave kriminale si dhe anëtarët e tyre. Sanksione Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë vënë krerëve të bandave të veriut, Zvonko Veselinoviq, Milan Radojiçiq.

Përveç dy të lartpërmendurve, SHBA-të i kanë vënë sanksione edhe anëtarëve tjerë të bandave serbe si dhe kompanive me të cilat dyshohet se ata kanë kryer veprat e tyre penale që ndërlidhen me krimin, korrupsionin si dhe kontrabandën. Duket se me kaq nuk do të ndalen SHBA-të, duke zbritur edhe tek politikanët shqiptarë të Kosovës, të cilët janë të shumtë e që janë fund e krye të korruptuar, jo vetëm kaq, të disa edhe kanë cenuar rëndë sovranitetin e e vendit, demokracinë e vendit për të cilën SHBA ka kontribuar shumë.

Ashtu sikur e ka thënë disa herë Ambasada e SHBA-ve, shumë ish zyrtarë të përfshirë në afera të ndryshme nuk kanë mbajtur përgjegjësi, si në rastet: Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme. Shkalla e lartë e korrupsionit në vendin tonë, ka emër dhe mbiemër, askush nuk guxon të prek “peshqit e mëdhenj”, ndërkohë që mjaftohen me arrestime dhe dënime të larta për ca fukarenj që vjedhin pula, e të cilët i dënojnë me 750 euro për një pulë.

Shkruan: Faton Mehmeti/Bota Sot