LAJME

Kjo është kërkesa e Ramës ndaj Italisë

Me mbërritjen e tij në Bari, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë kërkoi njohjen e patentave shqiptare, duke theksuar se kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane.

Ai shtoi se 500 mijë shqiptarë, jo vetëm jetojnë, por gjithashtu punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane, njofton “Vizion Plus”.

“Janë rreth 50 mijë sipërmarrjet e krijuara nga shqiptarë dhe janë mijëra të rinj që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është si gjuhë e dytë e jona, janë gjithmonë përpara studentëve të tjerë të huaj. E gjithë kjo është bërë e mundur falë asaj që thashë, disponueshmërisë që i ka rrënjët në historinë dhe shpirtin italian. I këshilloj Luigin të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet të nxirren që të drejtojnë normalisht, sepse si italianë dhe ne jemi të kujdesshëm të ngasim pa patenta”, u shpreh Rama.

LEAVE A RESPONSE