Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip S. Kosnett ka takuar sot gjatë ditës kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin.
Ai ka thënë se ky takim ishte si pjesë e vargut të bisedimeve për prioritetet e përbashkëta mes Kosovës dhe ShBA-ve.
“Ne mbetemi të përkushtuar të ndihmojmë qeverinë e ardhshme për të vazhduar dhe siguruar vendin e saj si partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar.” – ka thënë z.Kosnett, përcjell Periskopi.
“Në takimin e sotëm u fokusuam në investimet në energji dhe diversifikim, përfshirë opsionet për energji të qëndrueshme dhe ripërtërishme që do ta ushqejnë zhvillimin ekonomik të Kosovës në të ardhmen.” – shtoi më tej z.Kosnett.