LAJME

Kritikohej për keqmenaxhim me evakuimin e afganëve, jep dorëheqje ministrja holandeze

Ministrja holandeze e Punëve të Jashtme, Sigrid Kaag, dje dha dorëheqje pas kritikave të deputetëve që e fajësuan atë për evakuimin kaotik nga Afganistani.

“Dhoma beson se Qeveria veproi në mënyrë të papërgjegjshme, e vetmja gjë që mund të pranoj janë pasojat e atij vlerësimi si ministër që e mban përgjegjësinë përfundimtare,” tha ajo në fjalimin në parlament.

Deputetët e kanë pranuar propozimin në të cilin theksohen kritikat ndaj Qeverisë për dështimin në evakuimin e disa afganëve dhe se nuk parashikonte që talebanët do të mund ta merrnin pushtetin shumë shpejt.

“Sipas kuptimit tim për demokracinë dhe traditën tonë të qeverisjes, ministri duhet të largohet nëse politika e tij dënohet. Për këtë arsye deri te Madhëria e tij (mbreti Vilem-Aleksandar) do të jap dorëheqje nga pozita e ministër i Punëve të Jashtme”, tha Kaag.

Ajo prej në maj ishte ushtrues i detyrës, ministre e Punëve të Jashtme. Pas zgjedhjeve të marsit, akoma nuk është formuar qeveri e re koalicioni.

Akoma nuk është e qartë, vlerëson DPA, çfarë pasoja politike do të ketë kjo dorëheqje mbi formimin e qeverisë.

Edhe ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominik Raab, një ditë më par u ndërrua nga funksioni për shkak të menaxhimit me krizën afgane, shtojnë mediat franceze.