Qendra e Transfuzionit të Gjakut, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është duke dhënë gjak dhe antitrupat që i ka pas shërimit nga koronavirusi.
Hoti ka qenë i infektuar me COVID-19, dhe nëse i ka plotësuar kriteret, gjaku i tij mund të përdoret për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.
“Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!”Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona.”, ka shkruar Hoti në FB.
I pranishëm është edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Në këto momente po dhuron gjak z. Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë. Në vizitë ishte edhe z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësinë në detyrë. Ju urojmë shëndet”, thuhet nga kjo Qendër.