Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka aplikuar për vizë amerikane. Ai thotë se nuk kishte synim tash të udhëtonte në SHBA, derisa njofton se në nëntor udhëton për në Amerikë.
„Nganjëherë na imponohet që shumica të jemi jasht vendit, por nuk do të lejojmë që të gjithë të jemi jasht vendit. Në këtë kuptim kemi vendosë që në Asamblenë e Përgjithshme të shkojnë Presidentja dhe ministrja e jashtme. Nuk kam aplikuar për vizë sepse nuk e kam pasur synim që të udhëtoj në SHBA. Në muajin nëntor do të udhëtoj për në SHBA”, ka thënë Kurti./Periskopi/