Bota LAJME

Kush është shqiptarja që ishte imazh i Kabulit, si u fshi me urgjencë sapo erdhen talebanët (FOTO)

Sapo erdhën në pushtet talebanët kanë implementuar në vend rregullat e tyre fikse. Sallonet e bukurisë në Kabul, ishin të mbushura me figura femërore, ku nxirrej në pah bukuria e gruas.

Një prej vajzave të stampuar në mure ishte dhe shqiptarja Betrix Ramosaj. Bukuroshja brune kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj, ndodhej në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit.

Para pak ditësh, në rrjete sociale shihej një person duke lyer muret ku dukeshin vajzat me bojë të bardhë, e një prej imazheve ishte dhe Trixa.

Këtë e ka konfirmuar dhe vetë Ramosaj, me anë të një fotoje të publikuar në “Instagram”.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri