LAJME

Ky është dokumenti që zyrtarizon krizën e thellë energjetike në Kosovë

Qeveria e Kosovës dje përmes një mbledhje elektronike, ka vendosur që të shpallet gjendje emergjente për shkak të situatës me reduktime të rrymës elektrike. Këto masa pritet të zgjasin deri në 60 ditë

Mirëpo se kur do të fillojë zbatimi ende nuk dihet saktë. Në dokumentin e siguruar nga Sinjali thuhet se ky vendim brenda 3 ditëve duhet të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Kuvendi ka të drejtën e refuzimit të masave dhe në këtë rast qeveria është e obliguar t’i ndërpres ato.

Masat emergjente që i ka vendosur Qeveria përfshijnë:

Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorë;
Vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Qeveria ka treguar edhe arsyet për marrjen e këtij vendimi: Rritja enorme e çmimeve të rrymës, vështirësitë e sistemin elektro-energjetik pas rritjes së konsumit dhe pamjaftueshmëritë e gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin.

Për shkak të krizës energjetike, qytetarët nga e mërkura e 22 dhjetorit, janë përballur me reduktime të rrymës.

Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Në lidhje me këtë, KEDS sot mban konferencë për media, me fillim prej orës 13:00

ImageImageImage

© SYRI.net