LAJME

Lajm i madh nga Gjermania, ja kur pritet heqja e vizave

Raportuesi për Kosovën në Bashkimin Europian, Peter Beyer, tha se liberalizimi i vizave për Kosovën eshte vetem çështje kohe.

Kjo mund të ndodhë vitin tjetër. Ai tha se Gjermania e përkrah këtë proces.

“Ne e mbështesim procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës dhe them se heqja e vizave mund të ndodhë tjetrin vit”, deklaroi mes tjerash Beyer.
Për këtë çështje ka folur edhe deputeti tjetër gjerman që tha se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim.