LAJME

Lajm i mirë, nga kjo datë lejohet aplikimi për vizë gjermane

Nga  25 qershori qytetarët e Kosovës të cilët janë vaksinuar mund të udhëtojnë sërish drejt Gjermanisë.
Kështu ka njoftuar ambasada Gjermane në Prishtinë.“Personat e vaksinuar plotësisht mund të kthehen në Gjermani për vizita, udhëtime biznesi dhe qëllime turistike nga 2 javë pas vaksinimit të fundit, me kusht që të mund të udhëtojnë përmes informacionit të nevojshëm, kërkohet një vizë e vlefshme”, njofton ambasada.Gjithashtu, në njoftim thuhet se “ të vaksinuarit plotësisht duhet të bëjnë takime për vizat Shengen në ambasadën në Prishtinë nga fillimi i korrikut”.
“Dokumentet në lidhje me statusin e vaksinimit duhet të dorëzohen kur dorëzoni aplikacionet. Kërkohet një provë e vaksinimit të plotë me një vaksinë të miratuar në Gjermani, e cila zgjatë të paktën 14 ditë”, bën të ditur ambasada gjermane