Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për punën e derimëtashme të ekzekutuvit si dhe për vizitën e paralajmëruar për në Amerikë.
Kurti tha se rritja ekonomike këtë vit është dyfishuar, duke shtuar se ka pasur zvogëlim të shpenzimeve qeveritare.
Kurti foli edhe për vizitën e tij të paralajmëruar në Amerikë, derisa tha se ajo pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Shefi i kabinetit tim është duke u përgatitur dhe kur të kemi informata konkrete do të mund të ju njoftojmë. Do të bëhet sa më parë në vitin në të cilin hyjmë, por nuk mund të ju japim më shumë informata”, u shpreh kryeministri, Kurti.