Një shtetas i Maqedonisë së Veriut me leje pune dhe qëndrimi në Itali ka humbur je’tën gjatë orarit të punës.
Tragjedia ka ndodhur në provincën Piaçenca në veri të shtetit të Italisë.
Siç raportohet nga mediat italiane, viktima është 52 vjeçari nga Maqedonia e Veriut, Zlatko Georgiev, ku ai po punonte si shofer në një firmë italiane për shpërndarje të ushqimeve.
Ai është zënë nga porta e një ferme ku kishte shkuar për ti çuar ushqimin.
Autoritetet Italiane kanë bërë të ditur se kanë kryer ekspertizën e rastit, dhe se pritet që të dalin me detaje për tragjedinë. (INA)