Autobusi që lëvizte në relacionin Shkup – Stamboll është ndaluar rreth orës 17:00 në pikëpagesën tek Milladinovci nga ana e policisë për shkak dyshimit se i njëjti është me regjistrim të falsifikuar dhe numër të identifikimit. njofton MPB.
News33.tv përcjell se sipas policisë, autobusi është drejtuar nga Z.M, 56 vjeçar, ndërsa poashtu dyshohet se shoferi nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar.
Lidhur me rastin janë njoftuar nga Inspektorati Shtetëror për Transport për veprim të mëtejshëm.
Për momentin është duke u dokumentuar rasti dhe do të ngriten kallëzime penale adekuate pas përfundimit të hetimit.
https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/posts/3121110001551760?__cft__[0]=AZXh2Zv-DtSG–j3dNSA5AfNM6kpTwmKidYIrVixlumreG6t4RrqriNWmoRRsG8VDG1Ul_CuJJvCqk0EyjE3VtPz5e1-UT07TZ2Sa9C_K7rqEo6jT7nSjNadsh_Rz47efLEOx–G2RNNF-7SgCVw1j1R&__tn__=%2CO%2CP-R