LAJME

LAJMI I FUNDIT: Ja çfarë thotë Mariçiç për faljen e vrasësit të Almirit të vogël

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiç siguron se asnjë emër kontestues nuk do të jetë në listën për falje apo shkurtim të dë*nimit të disa të bu*rgosurve.

“Ministria e Drejtësisë nuk jep asnjë falje. Bëhet fjalë për falje specifike për Vitin e Ri dhe listat për ulje të pjesshme të dë*nimit bëhen nga drejtorët e bur*gjeve dhe përcillen për shqyrtim. Mendoj se disa nga emrat e kontestuar nuk do të jenë as në lista. Pra, draft listat janë nga bur*gjet dhe jo nga Ministria e Drejtësisë. Këto lista kalojnë nëpër katër filtra, deklaroi ministri i drejtësisë Bojan Mariqiç për “Utrinski Brifing”.

Ndryshe, në listën jozyrtare të që kërkojnë falje ose shkurtim të dë*nimit nga presidenti janë biznesmeni Sead Koçan, Aleksander Vasilevski (Ninxha) i dë*nuar për ngjarjet e 27 prillit dhe Boban Iliq, i dë*nuar për rastin “Almiri i vogël”./Sloboden pecat/