Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë.
Serverat e RTSH janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar nëpërmjet një sistemi hakerimi të quajtur ransomware, raporton Report Tv. Hackerat kanë kërkuar 300 mijë dollarë për t’i rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar, por kjo marrëveshje nuk është arritur ende.
Përmes rrjetit online ata kanë arritur të futen në në servera të RTSH, duke enkriptuar databasin e Radio Televizionit Publik, si dhe duke kërkuar një pagesë prej 300 mijë dollarësh, por Televizioni nuk ka pranuar që të bëjë pagesën.
Si pasojë e këtij sulmi është dëmtuar vetëm një pjesë e arkivit digjital të Radio Tirana, ndërsa pjesa tjetër e arkivit të televizionit është rikuperuar.
Sulme të tilla kibernetike janë përhapur shumë së fundmi në të gjithë botën.