LAJME

Parti e re politike në kampin shqiptarë në Maqedoni

Profesoresha dhe aktivistja Gjyla Çeliku ka njoftuar se me një grup intelektualësh e profesorësh do të dalin me një lëvizje të re politike, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Të dashur miq, është koha që unë t’ju njoftoj që jemi organizuar një grup intelektualësh, prioritet ekspertët e shkencave politike dhe pastaj çdo profesion në çdo fushë të nevojshme.

Ne vendosëm që të dalim me një lëvizje e cila është nevojë e kohës duke u bazuar nga anketat e realizuara, nga konsultat me vendasit tanë dhe ndërkombëtarët.
Ju e dini që zëri im nuk është ndalur sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që kam protestuar sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që kam ndihmuar sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që zërin e gruas kam dashur ta dëgjoj fuqishëm në politikë dhe fatkeqësisht ekzekutivi i partive shqiptare në pushtet është pa asnjë femër, marri dhe turp.
Ju e dini që kam qenë opozitare sepse kam dashur që të bie regjimi…
Ju e dini që kam protestuar edhe për mbrojtjen e ambientit…
Ju e dini që më qan shpirti për të burgosurit e pafajshëm shqiptarë…
Ju e dini që me shpirt e me zemër u organizova për regjistrimin e popullsisë dhe kur e kuptova manipulimin ndalova, sepse s’doja juve t’ju zhgënjej popull i dashur.
Ju e dini që për tragjedinë e Tetovës nuk jam ndalur asnjë çast duke kërkuar llogari, por dhe për rastin e Bullgarisë e njejta gjë dhe e kam shpirtin zi.

Fytyra të reja, jo të politizuara, fytyra pozitive, fytyra të bukura në shpirt dhe paraqitje do jetë struktura e lëvizjes tonë:
LËVIZJA QYTETARE EVROPIANE”, është shprehur ajo. (INA)