LAJME

Lum populli shqiptar për ty o TRIM/ “AlbinKurti po e bën atë që nuk kishin guxim të tjerët, tregon fuqinë e tij ndaj serbëve”

Forca të mëdha policore të Kosovës kanë qëndruar sot në Jarinje, pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për ta siguruar zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.

E pas ten.sioneve të krijuara në Veri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë që të vazhdojnë ritmin e jetës së tyre, duke thënë se reciprociteti në fjalë nuk ka për qëllim që të provokojë destabilizim.

“Veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zabtimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë qëllim t’i cënojnë lëvizjen qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji. Pres nga të gjithë qytetarët që sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshmë, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia me ndihmën e BE-së. Liria e lëvizjes është e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë Europiane. I lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin pa shteqësime dhe brenga… Barazia për neve është vlerë që e zbatojmë në praktikë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Për krejt këto zhvillime, për gazetën “Bota sot” ka folur doktori i marrë.dhën.ieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Sipas tij, aksioni i sotëm është dëshmi e qasjes serioze që ka qeveria Kurti për zbatimin e marrëveshjeve, të cilat qeveritë parapake nuk kanë guxuar që t’i zbatojnë.

Ky vendim është pjesë e ndryshimit të qasjes së Kosovës në marrëdhëniet me jashtë, andaj si vendim është duke u marrë në kohën kur Kosova duhet të tregoj seriozitet në shtetësinë e saj. Ky vendim për reciprocitet targash është fillimi i zbatimit të atyre marrëveshjeve që qeveritë e kaluara nuk patën guximin që t’i zbatojnë deri më tani për shkak se ata kishin një qasje krejtësisht jo-shtetërore”, thotë Kuçi.

Ai shton se reciprociteti me targat është paralajmërim se do të ketë edhe masa tjera nga qeveria Kurti ndaj shtetit serb.

“Shtetet kanë të drejta që të kërkojnë trajtim të barabartë në mar.rëdh.ëniet ndërkombëtare dhe kjo e drejtë nuk mund t’i mohohet as Kosovës e aq më pak kur ka një marrëveshje qysh para pesë viteve për këtë çështje e që për pesë vite nuk kishte askush guxim ta zbatonte. Mirëpo secila masë kërkon kohën e vet të planifikimit dhe realizimit dhe hapi i parë drejt dhënies së mesazhit se Kosova dëshiron trajtim të barabartë dhe nuk po bën as reprezalje e as retorzion por vetëm reciprocitet dhe konstruktivitet është çështja me targa. Ky është një paralajmërim se është vetëm fillimi dhe sa do ketë masa tjera varet jo vetëm nga qeveria e Kosovës por edhe nga reflektimet nga jashtë”, shprehet Kuçi për gazetën “Bota sot”.

Më tej, Kuçi thotë se nuk mund të ketë ten.sione mes dy vendeve, pasi është pikërisht Serbia ajo e cila dërgon vazhdimisht kërcënime ndaj Kosovës.

“Ten.sione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka vazhdimisht e madje nuk ka as paqe ndërmjet dy shteteve. Serbia refuzon decedivisht të bëj paqe me Kosovën. Serbia po ashtu mundohet që të prolongojë çdo gjë duke përfshirë që edhe Kosovën ta mbajë të dobët duke planifikuar ndonjë lodhje të perëndimit dhe ta pushtojë Kosovën. Serbia vazhdimisht e kërcënon Kosovën dhe nuk mund të themi tani që ka rritje tens.ionesh kur para pak kohe Vulini tha se dëshirojnë të krijojnë “botën serbe”, pastaj ka kërcënime dhe demonstrime të vazhdueshme kufitare nga ushtria serbe e deri tek rastet kur e kalojnë edhe kufirin. Të gjitha këto janë kërcënime e ten.sione serioze”, deklaron Gurakuç Kuçi.

Për fund, Kuçi thekson se SHBA është në mbështetje të vendimit për vendosjen e reciprocitetit për targat, ndërsa BE e ka humbur të drejtën për të bërë presion ndaj Kosovës për shkak të mos liberalizimit të vizave.

“Kur flasim për bashkësinë ndërkombëtare duhet të kemi parasysh perëndimin, gjegjësisht Bashkimin Evropian dhe SHBA-në. BE-ja veç e ka humbur të drejtën për të bërë presion ndaj Kosovës që më rastin e dështimit për liberalizim të vizave dhe po ashtu dështimin e saj që ta detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku vet BE-ja ka qenë ndërmjetësuese. BE-ja po ashtu nuk mund të kërkoj moszbatimin e marrëveshjeve ku ka ndërmjetësuar vet. SHBA-ja në anën tjetër çdo herë ka dashur një politikë më të fortë nga SHBA-ja mirëpo nuk ka gjetur përkrahje dhe njerëz ta bëjë atë andaj edhe e ka pritur momentin. Sipërfaqësisht mund të bëjë ndonjë deklaratë por presionet reale nuk janë për zmbrapsje të Kosovës nga shtetësia e saj”, përfundon për gazetën “Bota sot”, doktori i mar.rëdhë.nieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.