LAJME

Maqedoni: Qytetari mashtron bankën, i jep mijëra euro false

Një person nga Manastiri Z.T. (23) ka kryer dy herë pagese në të njëjtën bankë me gjithsej 12.500 euro të cilat ishin të fa*lsifikuara.
Ndaj tij Byroja për Siguri Publike ka ngritur ka*llëzim pe*nal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për falsifikimin e parave, njofton MPB.

Më 15 qershor, Z.T. fillimisht ka lëshuar në qarkullim 5 kartëmonedha të falsifikuara 500 euro në një filial të bankës në Shkup, pa u vërejtur nga punonjësi i bankës si të fa*lsifikuara, ndërsa dy ditë më vonë ka vënë sërish në qarkullim 20 kartëmonedha të fa*lsifikuara 500 euro, në të njëjtën bankë.

Me këtë i raportuari Z.T. ka lëshuar në qarkullim gjithsej 12.500 euro të falsifikuara, duke fituar përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 766.250 denarë, në dëm të bankës.